2012-02-23 18:43:10

Shqipëri: Ministri i Jashtëm Haxhinasto priti Nuncin Apostolik Imzot Inglés


Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipëri, Edmond Haxhinasto, priti sot në takim në Tiranë Nuncin Apostolik në Shqipëri, kryeipeshkvin imzot Ramiro Moliner Inglés.
Dy bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Vatikanit. Në takim, ministri Haxhinasto përsëriti edhe një herë ftesën për vizitën e Atit të Shenjtë Benediktit të XVI në Shqipëri, një vizitë që do të merrte një rëndësi të veçantë në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Vendit. Gjithashtu, në takim mes ministrit të Jashtëm dhe Përfaqësuesit të Papës në Tiranë u vunë në dukje rrënjët e lashta të traditës së krishterë në Shqipëri që këtë vit do të përkujtohen edhe kuadrin e 950-vjetorit të themelimit të dioqezës së lashtë shqiptare të Sapës. Në vijim, Ministri Haxhinasto dhe Nunci Apostolik imzot Ramiro Moliner Inglés diskutuan në lidhje me mundësitë për çuarjen përpara të projektit të spitalit "Zonja e Këshillit të Mirë" në Tiranë, një projekt shumë i rëndësishëm për sistemin shëndetësor në Shqipëri dhe për kontributin që Kisha katolike në shoqërinë shqiptare.







All the contents on this site are copyrighted ©.