2012-02-23 17:37:42

Bruksel: dialogu Kosovë-Serbi, dita dytë e raundit të nëntë


Në Bruksel vazhdon sot në ditën e dytë raundi i nëntë i dialogut Kosovë -Serbi, pas bisedimeve të djeshme nëntë orëshe, sipas raportimeve të medias, pa marrëveshje për bashkëpunimin rajonal.
Media raporton nga Brukseli se pas përfundimit të takimit mbrëmë nuk pati asnjë deklaratë nga asnjëra palë, as nga Kosova, as nga Serbia dhe as nga BE, ndërsa sot në orën 10:00 do të vazhdojë dialogu.
Dialogu në Bruksel në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe me pjesëmarrjen e SHBA-ve, vazhdon pas tetë raundeve të zhvilluara gjatë vitit 2011, duke filluar nga 8 marsi.







All the contents on this site are copyrighted ©.