2012-02-23 18:27:41

Bora Logu: prof. Petro Fundo mësues e dëshmitar i së vërtetës e i besimit në Zotin


Profesor Petro Fundo (19 mars 1909 – 1 mars 1989) njeri i drejtë, mik i vërtetë, studiues e profesor i shquar, dëshmitar e transmetues i guximshëm i të vërtetave të Fesë në Zotin, në periudhën e errët të diktaturës ateiste të komunizmit që vite të tëra sundoi në Shqipëri. Kështu, me pak fjalë, mund ta përshkruajmë figurën e mrekullueshme e të jashtëzakonshme njerëzore dhe profesionale të profesor Petro Fundos. Ai qe besimtar e bujar. Një të varfër që ai mund ta takonte në rrugë dhe nuk kishte të holla për ta ndihmuar, për Profesor Fundon, ishte “vuajtje”. Kur trokiste dera dhe flitej se ishte duke pritë një fukara aty, ai hapte raftet e sirtarët për gjet bukën më të mirë dhe, jo, kafshata, për t’ia dhënë. Xhepat e tij gjithnjë qenë përherë bosh nga lypsit. Madje, tregonte njëherë: “Kam shkuar tek berberi dhe, mbasi jam qethur, u detyrova me i thënë berberit se, do ti sjellë paratë nesër, se ata 30 lekë që kisha në xhep, ia fala një fukarasë duke ardhur tek ti!…”. Berberi, i cili e njihte me kohë Profesorin kishte qeshë dhe, i kishte thanë: “Po edhe mos mi sjellë fare, nuk ka rëndësi!…”. Për lypsit ai thoshte gjithmonë: “Mos i zëni më gojë kurrë emrat e tyre, se është shumë më e vështirë për të lypur, se për të falur!”.
Profesor Petro Fundo qe një ndër themeluesit e shkollimit të lartë matematik shqiptar. Ai mesim matematike në Gjimnazin “29 Nandori” të Shkodrës, po ai sidomos qe bujar e besimtar, i urtë dhe i ditur, i vendosur e largpamës, e qe edhe një dëgjues i rregullt i Radio Vatikanit në kohën e ndalimit me ligj të komunizmit, siç na dëshmon në mikrofonin e Radio Vatikanit, studentja e tij e asaj kohe, profesoresha Bora Tarri-Logu. Ta dëgjojmë....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.