2012-02-21 16:45:41

Patriku latin i Jeruzalemit fton të agjërohet për paqen gjatë Krezhmëve


Të agjërojmë për paqen në Tokën e Shenjtë: ky është propozimi i Patrikut latin të Jeruzalemit, Fuad Tval, në Letrën, që u ka drejtuar besimtarëve për Krezhmët 2012, me titull “Pendesë për Mbretërinë e Zotit e për paqen”. “Në Tokën e Shenjtë e në anë të tjera të Lindjes së Mesme, vuajmë akoma nga dhuna e konfliktet – shkruan Patriku Tval. Paqja është një ndër hiret më të mëdha, që Zoti i jep njerëzimit e Hyji na kërkon të punojmë për paqen. Pikërisht këtë paqe duam të arrijmë përmes lutjes, pendesës e agjërimit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.