Milan Shuflaj, albanologu kroat në përvjetorin e vrasjes
Duke shfletuar kalendarin historik, sot më 18 shkurt përkujtojmë vrasjen e ballkanologut
e albanologut të njohur kroat Milan Shuflajt. Pra, më 18 shkurt të vitit 1931 u
vra Shuflai Milan, ballkanolog dhe albanolog kroat, njohës i mirë i historisë shqiptare
të mesjetës. Lindi në Lepogllavë më 1879. Studimet e larta i kreu për Shkenca Historike
në Universitetin e Zagrebit. Në moshën 24 vjeçare hasi në burime që lidheshin me të
kaluarën e shqiptarëve në periudhën e Mesjetës. Ndër studimet për Shqipërinë përmendim:
"Akte dhe diploma që ilustrojnë çështjet e Shqipërisë mesjetare", "Rrethanat kishtare
të Shqipërisë paraturke", "Fatet politike të Themes së Durrësit", "Biologjia e fiseve
të popullit shqiptar", "Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë në mesjetë", "Historia
e shqiptarëve të veriut", etj. U vra pabesisht në Zagreb nga njerëzit e policisë.
Në shenjë proteste e bashkuan zërin e tyre intelektualë të shquar të kohës si Albert
Ajnshtajni, Hajnrih Mani, etj.