2012-02-17 17:53:52

OKB-ja dënon shtypjen në Siri, por dhuna nuk ndalet


Pas denoncimit të djeshëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun për “krime kundër njerëzimit” në Siri, gjatë natës së djeshme, Asambleja e Përgjithshme miratoi një rezolutë, me të cilën dënon politikën e regjimit të presidentit Bashar al Asad. Siç pritej nga një diktaturë e këtij lloji, qeveria e Damaskut vazhdon ofensivën e saj kundër kështjellave të protestuesve. Pas Homsit, Hamës dhe Idlibit, dhuna bën kërdinë edhe në rajonin jugor të Daraasë. Bilanci i viktimave është vërtet dramatik: së paku 70 vetë, vetëm gjatë orëve të fundit.







All the contents on this site are copyrighted ©.