2012-02-17 17:55:25

Jep dorëheqjen presidenti gjerman


Jemi në kërkim të një kandidati, që t’i pëlqejë edhe opozitës. Janë fjalët e kancelares gjermane, Angela Merkel, pas dorëheqjes së presidentit gjerman Kristian Vulf, i cili sot e la postin për shkak të akuzës për korrupsion, që ka të bëjë me dhënien e një kredie me interesa të favorshme, në kohën kur ishte në krye të Saksonisë së Poshtme. Asgjë, në krahasim me akuzat, që herë pas here u bëhen politikanëve shqiptarë, të cilët, pothuajse gjithnjë, dalin pa u lagur. Por në Berlin mendojnë e veprojnë ndryshe. Dje, Prokuroria e Hanoverit kërkoi heqjen e imunitetit të presidentit, për të mundësuar nisjen e hetimeve. Kjo qe arsyeja e dorëheqjes së presidentit, i cili është i bindur se gjyqi do ta nxjerrë të pafajshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.