2012-02-17 17:56:44

Evropianët nesër në protestë solidariteti: Të gjithë jemi grekë!


Nesër, në orën 14.00, në shumë vende evropiane do të zhvillohen demonstrata në favor të Greqisë. Me moton «Ne jemi të gjithë grekë», përmes rrjeteve shoqërore në internet, i është bërë thirrje publikut ndërkombëtar, për solidaritet me popullin grek, i cili po kalon çaste shumë të vështira. Protestuesit duhet të mblidhen para ambasadave dhe konsullatave greke në qytete të ndryshme të Evropës, por edhe në parkun Zukoti të Nju Jorkut, ku muaj me radhë, patën gritur kampin e tyre, anëtarët e lëvizjes “Occupy New York”.







All the contents on this site are copyrighted ©.