Dhimbja e Papës për të burgosurit e Hondurasit, viktima të zjarrit
Papa Benedikti XVI shprehu sot, dhimbjen e tij të thellë për viktimat e zjarrit, që
të mërkurën e sapokaluar, përfshiu burgun e Komajaguas, në Honduras. Në një mesazh,
që mban firmën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Tarçizio Bertone,
Ati i Shenjtë i lutet Zotit për shpirtin e mëse 350 personave, që gjetën vdekjen në
mes të flakëve. Papa u shpreh afërsinë e tij shpirtërore familjarëve dhe në një çast
trishtimi kaq të madh, ua beson të gjithë Zojës së Sujapës.