2012-02-15 19:03:45

Paraqitet takimi “Njerëz dhe fe” 2012, këtë vit në Sarajevë


Duhet të krijojmë një model bashkëjetese për Evropën: kështu u shpreh kryeipeshkvi i Sarajevës, kardinali Vinko Puljiç, gjatë paraqitjes së Takimit Botëror për Paqen “Njerëz dhe fe” 2012, organizuar, si çdo vit, nga Bashkësia e Shën Egjidit. Kësaj radhe, do të mbahet në Sarajevë nga data 9 deri më 11 shtator, në 20 vjetorin e fillimit të rrethimit dramatik të kryeqytetit të Bosnjë-Hercegovinës nga serbët, gjatë të cilit humbën jetën mëse 12 mijë vetë. Por të dëgjojmë kardinalin Puljiç, në mikrofonin tonë:RealAudioMP3
Kemi nevojë të takohemi në lutje, në lutjen për paqe, sepse paqja është dhuratë e Zotit. E ky është hapi i parë; hapi i dytë është të punojmë për të krijuar një atmosferë të përshtatshme bashkëjetese në fushën politike, kulturore, shkencore.
Cili është realiteti i sotëm në Sarajevë?
Realiteti i Sarajevës është shumë i vështirë, por duhet të krijojmë një mundësi për të jetuar së bashku, duhet të krijojmë barazi. Si kryeqytet i Bosnjë-Hercegovinës, Sarajeva duhet të impenjohet për t’u bashkuar mbi bazën e të drejtave të barabarta të secilit.
Katolikët janë pakësuar pas luftës. Tani ka 50% më pak katolikë në Sarajevë…
Ky është një problem shumë i rëndësishëm. Duhet të krijojmë kushtet, që jo vetëm të kthehen refugjatët, por njerëzit, që duan të jetojnë këtu, të mos detyrohen të ikin nga ky vend. Duhet të ndërtojmë një shtet, ku të respektohen të drejtat e njeriut dhe ligjet. Edhe Evropa duhet të hyjë në Bosnjë-Hervegovinë e sipas parimeve demokratike, të investojë për rilindjen e vendit.








All the contents on this site are copyrighted ©.