2012-02-15 19:07:27

Më 15 shkurt, festa e Shenjtorëve Faustini e Jovita.


Shën Faustini ipeshkëv e Shën Jovita diakon, nga Breshia e Italisë e pajtorë të qytetit, u martirizuan nën perandorin Adrian, sepse jo vetëm nuk pranuan të flijojnë për nder të zotit pagan diell, por edhe e rrënuan shtatoren e idhullit. Perandori urdhëroi të shqyheshin në cirk nga bishat e egra, por egërsirat u ulën tek këmbët e shenjtorëve, si të ishin kafshë të buta shtëpiake. Shën Faustini përfitoi nga kjo mrekulli, për t'i këshilluar spektatorët e cirkut të ktheheshin në fenë e vërtetë, e kështu edhe ngjau me shumë prej tyre. I zemëruar, perandori urdhëroi të digjeshin mbi turrën e druve, por as flaka nuk i preku. Atëherë u sollën në Romë e iu hodhën egërsirave në Koloseum. Pa dobi. I kthyen sërisht në Breshia ku edhe ua prenë kokat. Reliket e tyre ruhen në bazilikën, që u kushtohet vetë Shenjtorëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.