BE-ja: i kotë, referendumi serb për sovranitetin e Prishtinës
Sot, serbët e veriut të Kosovës filluan një referendum dy ditor, për të vendosur nëse
Prishtina ka apo jo autoritet mbi ta. E organizuan pavarësisht se edhe Beogradi, me
anë të presidentit Boris Tadiç, është shprehur disa herë kundër tij, duke sqaruar
se nuk përkon me interesat e Serbisë. Sot, edhe zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja
Kocijançiç komentoi hapjen e konsultimeve në vend, duke pranuar se ka probleme në
veri të Kosovës, por duke theksuar edhe se nuk mund të zgjidhen as me dhunë e as me
referendum.