2012-02-13 18:05:42

Fatkeqësi nga koha e keqe në Shqipëri e në Kosovë, ku dëbora vazhdon


Ngrica e pashembullt po gjunjëzon krejt Evropën Qendrore e atë Lindore. Edhe Ballkani e në veçanti, trevat shqiptare, janë përfshirë nga stuhi dëbore, që kanë bllokuar akset rrugore e kanë izoluar zona të tëra, duke shkaktuar vështirësi të jashtëzakonshme për furnizimin me ushqim e ilaçe e madje, edhe vdekje. Në gjithë Ballkanin, numri i viktimave ka arritur në 49, por lajmet nuk janë të sakta për shkak të vështirësisë së komunikimit. Në Shqipëri është deklaruar gjendja e fatkeqësisë natyrore në pesë rrethe: Shkodër, Kukës, Dibër, Librazhd e Korçë. Në disa zona, trashësia e dëborës i ka kaluar dy metrat. Rreziku vjen edhe nga orteqet e shumta, njëri prej të cilëve shkaktoi nëntë viktima në Kosovë, vetëm ditën e shtunë. Më hollësisht na informon Rabije Ibraj nga Prishtina…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.