2012-02-10 18:28:39

Areco përgatitet për të pritur Papën, më 13 maj


“Dëshirojmë t’i dhurojmë Papës atmosferën e hirit të një Kishe, që vjen në ditët tona nga e kaluara, nga bashkësitë e para të krishtera”- këtë theksoi kryeipeshkvi, imzot Rikardo Fontana duke u takuar me gazetarët. Nënvizoi, pastaj, se vizita e Benediktit XVI, në program për 13 majin e ardhshëm, nuk duhet të bazohet mbi retorikë, por mbi elemente konkrete.
Nga këndvështrimi organizativ, shtoi Prelati, Mesha do të kremtohet në Prato, park përbri Katedrales së Arecos, ku do të ketë vende për t’u ulur dhjetë mijë besimtarë. Të tjerët, duhet të kënaqen duke e ndjekur Meshën në këmbë, nga ekranet e mëdha, që do të vendosen në të katër anët e parkut, ndërsa elteri do të ketë në sfond kodrën e Kazentinos.
Mesha do të kremtohet në orën 10.00, pastaj Papa do të vizitojë qendrën historike sepse, siç është shprehur vetë Ati i Shenjtë, dëshiron të hyjë në zemrën e aretinëve.
Së fundi, përsa i përket Sansepolkros, qytet që kremton njëmijë vjetorin e themelimit, Benedikti XVI do të takohet me banorët në sheshin Torre di Berta, ku, nga një tribunë e ngritur enkas, menjëherë pas fjalimit të përshndetjes nga ana e kryetarit të bashkisë, Papa do t’u drejtojë fjalën besimtarëve” – tha në përfundim të takimit me gazetarët, imzot Fontana.








All the contents on this site are copyrighted ©.