2012-02-10 15:49:55

100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë në intervistën me ambasadorin Llesh Kola


Nesër, në orën 16.00, duhet të zhvillohet në Muzeun e Qytetërimit Romak në Romë, ceremonia e përurimit të muajit të kulturës shqiptare me temë “Vendi përballë – Shqiptarët e Italisë kremtojnë 100-vjetorin e Pavarësisë”. Ky kremtim i caktuar më 4 shkurt - dita e hapjes së një sërë ekspozitash e veprimtarish të tjera, që do të vazhdojnë deri më 3 mars - u shty për shkak të dëborës. E meqë bora ka filluar të bjerë edhe sot në Romë, edhe mbi ceremoninë e nesërme rëndon pikëpyetja e motit. Ne ftuam në mikrofonin tonë, ambasadorin e Shqipërisë në Itali, z. Llesh Kola për të na folur mbi rëndësinë e jubileut të 100-vjetorit të Pavarësisë. Ta dëgjojmëRealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.