2012-02-09 15:58:01

Ushtrimet shpirtërore të Krezhmëve të këtij viti në Vatikan


Ushtrimet shpirtërore të Krezhmëve të këtij viti për Papën e Kurien Romake, në program nga data 26 shkurt deri më 3 mars në Vatikan, do t’i drejtojë e predikojë kardinali kongolez Laurent Monsengwo Pasinya, kryeipeshkëv i Kinshasës e figurë e lartë e Kishës katolike në Afrikë. Prelati është jashtëzakonisht i angazhuar në frontin e paqes si dhe në skenën shoqërore të Vendit të vet, republikën demokratike të Kongos. Ekspert i Biblës, kardinali Monsengwo Pasinya më 2008 ka qenë sekretar i veçantë i Sinodit të ipeshkvijve mbi Fjalën e Zotit, e që nga viti 2010 nuk pushon që angazhuari kundër çdo dhune e në favor të pajtimit, paqes e të dialogut si në Vendin e tij e po kështu edhe në mbarë kontinentin afrikan.







All the contents on this site are copyrighted ©.