2012-02-09 15:08:47

Shqipëri: moti i keq, pako me ushqime për Veriun


Moti i keq prej 9 ditësh, kamionë e helikopterë me ndihma drejt veriut. Pako me ushqime dhe detergjentë u nisën sot me helikopterë të ushtrisë drejt Pukës dhe Shkodrës, dy zona të prekura thellë nga pasojat e motit të acartë të ditëve të fundit.
Drejtori i Rezervave rë Shtetit, Hysen Arapi informoi mediat se për nisjen e dërgesave të para në këto dy prefektura, të cilat nuk mund t'iu dërgoheshin dje banorëve të bllokuar, për shkak të kushteve të këqija të motit.
"Sot kushtet atmosferike, sipas të dhënave nga aviacioni, janë më të përshtatshme për lëvizjen e helikopterëve, ndërsa rruga tokësore për në prefekturën e Shkodrës dhe Pukës, është e hapur", tha drejtori Arapi.
Ai konfirmoi se Revervat e Shtetit janë të gatshme të plotësojnë të gjitha kërkesat që vijnë nga prefekturat e bllokuara nga moti i keq.
Për përballimin e kësaj situate emergjence Arapi tha se në shkallë vendi funksionojnë 7 drejtori rajonale të Rezervave të Shtetit, të cilat mbajnë të angazhuar rreth 100 persona që përgatisin çdo ditë pako ushqimore për banorët e bllokuar nga moti i keq.







All the contents on this site are copyrighted ©.