2012-02-09 15:38:56

Beogradi kërkon vazhdimin e dialogut për Kosovën


Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, bisedoi në Budapest me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Janosh Martonji, për rrjedhat e deritashme të dialogut, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura. "Stefanoviq tha se Beogradi është i hapur për vazhdimin e dialogut dhe se ka qasje konstruktive në gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme nga të dyja palët", thuhet në komunikatën e bërë sot publike nga Qeveria e Serbisë.
Kujtojmë se bisedimet teknike ndërmjet Kosovës e Serbisë kanë nisur në mars të vitit të kaluar. Dy Shtetet kanë arritur disa marrëveshje, por kanë ngecur në çështjen e përfaqësimit rajonal të Prishtinës.
Serbia këmbëngul që Kosova të përfaqësohet në nisma e forume rajonale e ndërkombëtare nën rezolutën 1244 të OKB së, ndërkohë që autoritetet kosovare insistojnë në përfaqësimin e saj si Shtet.







All the contents on this site are copyrighted ©.