2012-02-08 13:19:46

Thirrje e Papës për të ndihmuar popullsitë e dëmtuara nga ngricat e dimrit.


Sot, në përfundim të audiencës së përgjithshme, Benedikti XVI foli për valën e të ftohtit e të ngricës, që vijon të dyndet mbi disa zona të Evropës, duke krijuar jo pak vështirësi e duke shkaktuar dëme të rënda. Dëshiroj, theksoi Papa, t’u shpreh afërsinë time popullsive të dëmtuara nga koha e keqe, ndërsa i ftoj të gjithë të luten për viktimat e familjarët e tyre. Benedikti XVI i fton të njerëzit vullnetmirë të mos rrinë duarkryq, por të mobilizohen, që njerëzve të vënë në provë të rëndë nga ngjarje kaq tragjike, pasojë e dëborës dhe e ngricave polare, të mos u mungojë solidariteti.







All the contents on this site are copyrighted ©.