2012-02-08 17:33:59

Romney apo Santorum: kandidati katolik fiton në tre shtete


Tërmet politik brenda Partisë Republikane në SHBA-të, pas fitores së kandidatit katolik për president në primaret e tre shteteve: Misuri, Minesota dhe Kolorado. Rick Santorum hap kështu përsëri garën zgjedhore, e cila, deri tani, ka favorizuar kandidatin mormon Mitt Romney. Republikanët sinjalizojnë kështu se akoma nuk janë të bashkuar rreth një kandidati, që duhet të përballojë Barak Obamën në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Pavarësisht nga shumat e mëdha, shpenzuar në mitingje, reklama e sulme të ashpra kundër rivalëve, Romney duket i paaftë t’i japë fund betejës për pushtet. Në shtetet e Miduestit, rëndon vota e bashkësisë së krishterë, që identifikohet me vlerat morale dhe mbrojtjen e jetës e të familjes, në qendër të platformës së italo-amerikanit Santorum.







All the contents on this site are copyrighted ©.