Akoma ngricë në Evropë, që deri tani ka shkaktuar 360 viktima. Dramatike, situata
në Ukrainë dhe në Poloni. Vështirësohet edhe furnizimi me gaz, pasi kolosi rus Gazprom
vendosi të ndërpresë shitjen. Edhe në Shqipëri e Kosovë, ku stuhia e erës dhe akujt
kanë krijuar një gjendje të pazakontë. Problemet më të mëdha, në zonën e Pukës, të
Kukësit e të Dibrës, ku temperaturat kanë zbritur në -20 gradë celcius. Nuk ka lajme
për shumë familje e disa të tjera kanë mbetur pa ushqime. Rrugët janë shpesh të pakalueshme,
pavarësisht nga përdorimi i zinxhirëve e energjia elektrike mungon edhe në qytete
kryesore, si Shkodra. Në disa zona, trashësia e dëborës ka arritur në 2 metra, ndërkohë
që ka rinisur të bjerë në Korçë.