2012-02-06 16:30:58

I ftohtë polar në Evropë: mëse 300 viktima


Mëse 300 vetë kanë gjetur vdekjen në Evropë, për shkak të kohës së keqe. Më të dëmtuara janë vendet e Lindjes, sidomos Ukraina dhe Polonia. Vala e ngricave po përparon tani drejt Perëndimit. Edhe në Shqipëri, situata në veri mbetet problematike, për shkak të dëborës e të temperaturave të ulta. Jo vetëm rrugë të bllokuara e vende të izoluara, por edhe orteqe, emergjenca shëndetësore e mungesë energjie elektrike. Shkollat janë mbyllur në shumë komuna. Parashikohet një valë e re me ngrica e dëborë nga Siberia.







All the contents on this site are copyrighted ©.