2012-02-06 16:30:47

Bomba mbi qytetin sirian të Homsit: grusht i hekurt i regjimit


Jo më pak se 50 civilë mbetën të vrarë sot në qytetin e Homsit, në Siri, teatër i një bombardimi të fuqishëm nga ana e regjimit. Për qeverinë e Bashar al Asadit, ata janë terroristë. Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Nabil el Araby, dënoi ashpër bombardimet, duke paralajmëruar për rrezikun e një lufte civile. Edhe Bashkimi Evropian i kërkoi presidentit sirian të ndalë vrasjen e civilëve e paralajmëroi sanksione të reja. Presidenti amerikan, Barak Obama nënvizoi se është shumë e rëndësishme që gjendja në Siri të zgjidhet pa ndërhyrje të armatosur nga jashtë. Ndërkaq, rëndon vetoja e Rusisë dhe e Kinës, të cilat nuk pranuan të nënshkruanin rezolutën e OKB-së për dënimin e kësaj shtypjeje të paparë. Ministri i jashtëm rus, Lavrov e quajti “të paturpshëm e histerik” reagimin e Perëndimit. Sot, ai ndodhet në Damask për të inkurajuar, ato që i përkufizoi si “reforma demokratike të domosdoshme”.








All the contents on this site are copyrighted ©.