Më 4 shkurt, Kisha katolike përkujtoi Shën Gilbertin
Lindur në Angli më 1083, Shën Gilberti i Sempringamit themeloi urdhërin e Gilbertinëve,
që njihen ndryshe si fretërit e bardhë, sepse vishen me zhguna liri të bardhë dhe
me lëkurë qingjash të së njëjtës ngjyrë. Qe epror i përgjithshëm i urdhërit, i vetmi
urdhër rregulltar i themeluar nga një anglez. Vijoi t'i drejtonte bijtë e tij derisa
u verbua. Vdiq në moshë të shtyrë, më se njëqind vjeç, duke lënë pas kujtimin e njeriut
të shenjtë, që ua dhuroi gjithë jetën të varfërve.