2012-02-03 18:27:59

U paraqit sot ekspozita “Universi brenda e jashtë nesh”, me kontributin e Observatorit të Vatikanit.


Pamje spektakolare, instrumente me interes të madh dhe objekte të jashtëzakonshme, si mineralet hënore e marciane, por edhe botimet origjinale të Galileo Galilei-t Kopernikut, Njutonit, si dhe një seksion kushtuar kardinalit Pietro Mafi, në fillim të viteve ‘900, drejtor i Observatorit të Vatikanit. Pastaj, një libër i shtypur në gjuhën kineze, dhuruar nga një mandarin i gjashtëqindes, jezuitit atë Mateo Riçi. Kjo është ekspozita “Histori nga një botë tjetër. Universi brenda a jashtë nesh”, që do të hapet në Pizë, pranverën e ardhshme, paraqitur sot në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë nga atë Josè Gabriel Funes, drejtori aktual i Observatorit të Vatikanit, dhe autoritete të tjera shtetërore e shkencore. “Historia e gjithësisë nuk mund të tregohet, pa historitë tona ‘të vogla njerëzore”: me këto fjalë e paraqiti atë Funes, ekskpozitën, në të cilën vizitorët do të mund të prekin me dorë takimin e historisë kozmike, me historinë njerëzore.







All the contents on this site are copyrighted ©.