Ipeshkvijtë e SHBA në Romë, për vizitë ‘ad Limina’. Audienca e nesërme e Papës me
të rinjtë e Sermig, anulohet për shkak të dëborës.
Benedikti XVI priti sot paradite një grup të ri prelatësh amerikanë, ardhur në Romë
për vizitë ‘ad Limina’: për t’u gjunjëzuar pranë Varreve të Apostujve e për të informuar
nga afër Atin e Shenjtë lidhur me situatën në dioqezat e tyre. Papa priti në audiencë,
sot, edhe kardinalin Uiliam Jozef Levada, prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Fesë.
Një
ndryshim në agjendën e impenjimeve papnore për nesër: për shkak të kushteve të vështira
të motit, në të cilat ndodhet prej ditësh Italia, e sot edhe Roma, nën dëborë, u
anulua audienca e Benediktit XVI me përfaqësuesit e Shërbimit Misionar të të Rinjve
(Sermig), të cilët nuk mundën të arrijnë në Qytetin e Amshuar.