2012-02-02 12:28:24

Meshë në përvjetorin e vdekjes së atë Van Straaten: liria fetare është liri e lirive.


Ta ndihmojë Kishën, atje ku persekutohet ose ku nuk ka mjetet e nevojshme për ta kryer misionin e saj baritor. Ky është, prej 65 vjetësh, misioni i shoqatës “Ndihmë për Kishën që vuan”, themeluar nga atë Van Straaten, i cili u kujtua në 9 vjetorin e vdekjes, me një Meshë, kryesuar nga kardinali Leonardo Sandri, prefekt i Kongregatës për Kishat Lindore .
“Pionier i bamirësisë kishtare, që i tregoi mbarë botës, qartë e me zë të lartë, tragjedinë e sulmit të ateizmit komunist mbi krishterimin, në përpjekjen për ta zhdukur nga faqja e dheut e për ta zevëndësuar me ateizmin materialist”- kështu e kujtoi kardinali Sandri atë Verenfridin, murgun që, duke nisur nga vitit 1947, mblodhi në Belgjikë e Hollandë ndihma për 16 milionë gjermanë, shumica katolikë, që iknin të tmerruar nga Gjermania Lindore.E ndihma mblodhi gjithë jetën për të gjithë katolikët, që arratiseshin nga vendet ateiste të Lindjes. Ndërmjet tyre, shqiptarët. Prandaj kujtohet kudo për bamirësinë e tij të krishterë, që çau ‘perden e hekurt, e arriti deri atje, ku pak e kush mundi të arrijë, me ndihma shpirtërore e materiale, me Biblën e me bukën e përditshme. Në përpjekjen për të siguruar, mbi të gjitha, lirinë fetare që, siç theksoi kardinali Sandri, ‘është liri e lirive”.







All the contents on this site are copyrighted ©.