Sot më 2 shkurt, në festën e Paraqitjes së Krishtit në Tempull, Kisha katolike shënon
Ditën e 16-të botërore të jetës së rregulltare, të jetës së shuguruar. Në Shqipëri,
sipas të dhënave të rregulltari Barnabit, atë Giovanni Peragine, president i Konferencës
Shqiptare të Eprorëve dhe të Eproreve të Lartë, sot veprojnë afër 100 Kongregata e
Lëvizje të ndryshme rregulltare, 80 Kongregata rregulltare femërore e 20 Kongregata
rregulltare mashkullore. Rregulltarë e rregulltare që veprojnë aktualisht në Shqipëri
janë afër 500, prej tyre afër 400 janë motra apo murgesha rregulltare, ndërsa afër
100 rregulltarë apo murgj. E në Ditën e 16-të botërore të jetës rregulltare, ju
propozojmë dëshminë e murgeshës shqiptare stigmatine 82 vjeçare, motër Marie Kaleta,
ta dëgjojmë.....