2012-02-01 16:31:32

Pakistan: mëse 580 mijë firma nga 100 vende të botës për të shpëtuar Asia Bibin


Mëse 580 mijë vetë, nga e gjithë bota, kanë nënshkruar një peticion, me të cilin i kërkojnë qeverisë pakistaneze të lirojë Asia Bibin, gruan e krishterë, të dënuar padrejtësisht me vdekje, për blasfemi. Në këtë moment, ka filluar procesi i apelit para Gjykatës së Lartë të Lahores. Rasti i saj është kthyer në simbol të persekutimeve kundër të krishterëve në Pakistan. Peticioni është vendosur në internet nga organizata “Voice of Martyrs” (Zëri i Martirëve), me seli në SHBA-të, dhe mund të nënshkruhet akoma në faqen . Organizata e filloi këtë punë një vit më parë, kur rreth 150 mijë të krishterë pakistanezë kishin mbledhur firmat për të kërkuar drejtësi për Asia Bibin dhe mbrojtjen e pakicave fetare në Pakistan. Pas vendosjes në internet e pas promovimit të iniciativës nga shoqata të krishtera në të pesë kontinentet, firmat mbërritën nga mëse 100 vende të botës, për t’iu paraqitur ambasadës pakistaneze në Uashington.







All the contents on this site are copyrighted ©.