Javën e ardhshme do të paraqitet Mesazhi i Papës për Krezhmët 2012
Të martën e ardhshme më 7 shkurt 2012, në ora 11.30, në Sallën Gjon Pali II pranë
Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, do të mbahet Konferenca e Shtypit për paraqitjen
e Mesazhit të Atit të Shenjtë Benediktit XVI për Krezhmët 2012 me temë “Le të kujdesimi
për njëri-tjetrin, duke u nxitur për dashuri dhe për vepra të mira”(Hb 10.24). Në
paraqitjen e Mesazhit të Papës Ratcinger për kohën liturgjike e shpirtërore të Krezhmëve
të këtij viti, që paraprinë e përgatit besimtarët për Pashkët, do të ndërhyjnë kardinali
Robert Sarah, President i Këshillit Papnor “Cor Unum”; Imzot Giampietro Dal Toso,
Sekretar i Këshillit Papnor “Cor Unum”; Mons. Segundo Tejado Munoz, Zëvendës-Sekretar
i të njëjtit Këshill Papnor.