2012-01-31 11:18:12

Lëkundje të lehta tërmeti në Tiranë


Lëkundje të lehta tërmeti u ndien në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Sipas informacioneve nga Instituti Sizmiologjik lëkundjet e para janë ndier rreth orës 04.03 minuta, ndërsa intensiteti i lëkundjeve ka qenë 2.9 ballë i shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar 15 km në veri të qytetit të Librazhdit. "Tërmeti është shoqëruar me disa paslëkundje të tjera deri në mëngjes, magnituda e të cilave ka ardhur duke u rritur. Lëkundjet e tjera janë regjistruar rreth orës 06:14 minuta me një magnitudë prej 3.6 ballë", thanë burimet. Mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz dhe as dëme materiale. (ATSH-ja)







All the contents on this site are copyrighted ©.