2012-01-31 07:18:44

Kardinali Tauran: dialogu ndërfetar është “pasuri për shoqëritë njerëzore”


Presidenti i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, kardinali Jean Louis Tauran, vlerëson me “mirënjohje e solidaritet” punën e delegatëve dioqezan të Shërbimit kishtar kombëtar francez për marrëdhëniet me Islamin (Sri) që dje, në Chevilly-Laure (Paris), përfunduan takimin e tyre kombëtar. Të ardhur nga mase 50 dioqeze të Francës, për tre ditë më radhë, pjesëmarrësit biseduan mbi tema si Islami e mediat dhe marrëdhëniet ndërmjet të krishterëve e myslimanëve në Francë. Kardinali Tauran, në një mesazh botuar nga agjencia Sir, u ka shpreh mirënjohjen e tij, mase 180 delegatëve të pranishëm në takim të përmendur, “për kohën kushtuar dialogut ndërfetar, me të vetmin synim, atë të ecjes përpara me besim të anasjelltë dhe për zhdukjen e paragjykimeve që akoma tepër shpesh e dobësojnë cilësinë e takimeve tona”. “Nganjëherë - lexohet në tekst – synimet tuaja keq të interpretuara si dhe orvatjet e shumë viteve vihen në rrezik prej ngjarjeve apo prej paragjykimeve të përshpejtuara, mund të shkaktojnë në ju lodhje e shkurajim. Por dua ta dini se nuk jeni vetëm, jeni në duar të Zotit”. “Është më rëndësi – vijon mesazhi i kardinali Tauran – që bashkëqytetarët tanë të kenë mundësinë të shohin që dialogu ndërfetar është pasuri për shoqërinë njerëzore: besimtarët që, në respektimin e dallimeve të tyre, janë në gjendje të dëgjojnë, të vlerësojnë atë që është e mirë dhe e bukur, në të tjerët janë profetë të shpresës e thonë se është e mundur të jetohet së bashku”.







All the contents on this site are copyrighted ©.