2012-01-31 16:01:32

Ekstremistët hinduistë sulmojnë një institut jezuitësh në Indi


Ditë frike e dhune, e djeshmja në Institutin universitar të Shën Jozefit në Anekal të Indisë, administruar nga jezuitët. Një turmë me ekstremistë hinduistë, pohon agjensia vatikanase Fides, hyri në kampusin universitar, duke ndërprerë leksionet e duke e akuzuar drejtorin e shkollës se nuk ka vendosur flamurin indian në ditën e Festës së Republikës, që u kremtua dje. Turma e detyroi policinë të arrestonte drejtorin. Studentët, që u munduan ta mbronin, u rrahën prej tyre.








All the contents on this site are copyrighted ©.