2012-01-31 11:02:07

Don Qerimi: shën Bosku aktual edhe për realitetin e sotëm


Gjon Bosku, themelues i Salezianëve, atë dhe mësues i të rinjve, është shenjt i madh i kohëve moderne, pajtori i studentëve e i botuesve, meshtar torinez, i lindur në vitin 1841. Shenjti kujtohet si krijues i Oratorëve, vend takimi e dëfrimi për të rinjtë, edukimit të të cilëve Shenjti ia kushtoi gjithë jetën, dhe si themelues i vëllezërve Salezianë dhe i motrave Saleziane. Don Bosku vdiq më 31 janar 1888 dhe u kanonizua nga Papa Piu XI në vitin 1934. Festa e tij u kremtua kudo kryejnë misionin familjet saleziane, por kremtimet kryesore u mbajtën në Torino.
Kujtojmë se familja rregulltare Saleziane është e pranishme ndër shqiptarë: Shqipëri që në vitet ’30 e pas ndërprerjes gjatë periudhës komuniste, në vitin 1992 rregulltarët u rikthyen menjëherë, për të ngritur oratorët e tyre në Tiranë e në Shkodër, në sa prej vitesh vijojnë misionin edhe në Prishtinë të Kosovës e në Podgoricë të Malit të Zi.
Ja si shpreht meshtari i ri dom Dominik Qerimi për figurën e shën Gjon Boskut dhe aktualitetin e mesazhit të tij për realitetin e sotëm shqiptar....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.