2012-01-26 14:39:54

Krishterët të bashkuar për të çuar shpresën aty ku ka urrejtje e padrejtësi: kështu tha Papa në mbyllje të Javës së lutjes për bashkim të të krishterëve.


Angazhimi për rivendosjen e bashkimit të të krishterëve është “detyrë dhe përgjegjësi e madhe për të gjithë”. Kështu u shpreh mes tjerash Benedikti XVI, dje pasdite, në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve të Romës, gjatë udhëheqjes së bashkëkremtimit të Mbrëmësores së dytë të festës së Kthimit të Shën Palit Apostull, në mbyllje të Javës së lutjes për Bashkimin e të krishterëve, që sivjet iu kushtua temën: “‘Të gjithë do të shndërrohemi nga fitorja e Jezu Krishtit, Zoti tonë (krh 1 Kor 15,51-58)’.
“Prania e Krishtit të gjallë na fton ne të gjithë të krishterëve të veprojmë së bashku për të mirën”. “Të bashkuar në Krishtin – vijoi Papa Ratcinger duke iu drejtuar përfaqësuesve të Kishave tjera e bashkësive të krishtera të pranishëm – jemi të thirrur të ndajmë së bashku misionin e tij, që është pikërisht ai për të sjell shpresën aty ku sundon padrejtësia, urrejtja e dëshpërimi”. “Ndarjet tona e bëjnë më pak të ndritshme dëshminë tonë për Krishtin”, vërejti Papa Jozef Ratcinger, për të cilin edhe pse në “kulturën e sotme dominuese, ideja e fitores shpesh është e lidhur me një sukses të menjëhershëm, në optikën e krishterë, fitorja është proces i gjatë e i vështirë shndërrimi, që kërkon durim e këmbëngulje të madhe, për të arritur shndërrimin e dëshiruar e rritjen e së mirës”. Bashkimi i të krishterëve, pra, realizohet “sipas kohëve të Zotit e jo sipas kohëve tona”, e udha në zhvillim e sipër “kërkon prej nesh fe të thellë e qëndrueshmëri plot durim”.







All the contents on this site are copyrighted ©.