2012-01-25 17:05:50

Forumi VI ndërkombëtar i Akademisë Papnore të Teologjisë


Pranë Universitetit Papnor të Lateranit në Romës, nga 26 deri më 28 janar mbahet Forumi VI ndërkombëtar i Akademisë Teologjike. Reflektimi përqendrohet mbi “kristologjinë” sipas Dekretit të Koncilit të II të Vatikanit Optatam totius në dialektikë të përhershme ndërmjet fides et ratio (fesë e arsyes). Kjo pra do të jetë edhe tema qendrore e Forumit të VI ndërkombëtar të Akademisë Papnore Teologjike (Path) që do të zhvillojë punimet nga data 26 deri më 28 janar pranë sallës Pali VI të Universitetit Papnor Lateranens, në Romë.
Nisma do të strukturoret në sesione, secila prej tyre do të kryesohet nga një kardinal. Sesionin e hyrjes të 26 janarit do ta kryesojë kardinali Zenon Grocholewski. Dy sesionet e ditëve tjera do të kryesohen nga kardinali Gianfranco Ravasi e nga Angelo Amato, dhe e ajo e fundit e së shtunës më 28 janar do të kryesohet nga kardinali Marc Ouellet. Forumi, në mënyrë veçantë, do të thellojë aspektin e hulumtimit, të kërkimit dhe të mësimit të teologjisë në fushën kristologjike, duke vënë theksin, po kështu, - lexohen në programin e botuar – “mbi misionin e cooperatores veritatis, siç janë teologët, të destinuar të jenë pjesëmarrës të dritës së mendjes së Hyjit përmes “një kontakti më të gjallë me misterin e Krishtit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.