Martiri i fesë së Krishtit, don Luigj Prendushi, vra nga komunizmi
Muaji nëntor i vitit 2002 shënoi një ndër ngjarjet më të madhe për Kishën katolike
të Shqipërisë e atë shqiptare në përgjithësi. Atë muaj në Shqipëri u zhvilluavizita e Prefektit të Kongregatës së Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve, kardinalit
Crescenzio Sepe, nga 6 deri më 11 nëntor 2002. Gjatë kësaj vizite baritore, në
katedralen e shën Shtjefnit në Shkodrë, me kremtimin solemnt të Meshës Shenjtë, u
hap, në nivelin e Kishës vendore, procesi i beatifikimit e i kanonizimit për 40 martirë
të kishës katolike shqiptare, kryesisht viktima të komunizmit, shqiptarë e misionarë
të huaj që janë ikonë e gjallë e Kishës Universale. Njëri nga të dyzetë martirët,
që flijuan jetën për Krishtin është edhe dom Luigj Prendushi, të cilin po e kujtojmë
sot në përvjetorin e vdekjes. Dom Luigji lindi në Shkodër më 3 janar
1896. Si kreu shkollën fillore në vendlindje, nga viti 1908 deri më 1921 studioi në
Piemont (Itali), në Kolegjën Skarnafizi e Sarvano. Po në këtë krahinë, në veri të
Italisë, u shugurua meshtar, për t'u kthyer menjëherë në Atdhe e për të filluar shërbimin
meshtarak. Nisi të predikojë Krishtin në malet e ashpra të Mazrekut, për të zbritur
në Nënshat e më pas për t'iu ngjitur rishtas maleve, në zonën tejet të vështirë të
Shllakut. Ravgoi më pas nga Dardha e Pukës, në Koman, Dush e së fundi, deri më 1946,
në Kaçë-Naraç e Shelqet. U arrestua më 5 dhjetor 1946, në valën e martirizimit
të Kishës katolike, me akuzën spijun i Vatikanit. U dënua me vdekje dhe u pushkatua
në një vend të shkretë më 24 janar 1947. Eshtrat e tij u gjetën vetëm pas 45 vjetësh,
u sollën në qytetin e lindjes e u rivarrosen në Rrëmaj, pranë eshtrave të familjarëve
të vdekur, në maj të vitit 1992.Ka shumë mundësi që ai varr gati-gati i panjohur,
mes qindra varresh në varrezën e lashtë, nën selvitë e Rrëmajit, në Shkodër, të bëhet
cak shtegtimesh fetare, lutjesh e ndërmjetësie, monument feje e ngushëllimi për Kishën
katolike, Shkodrën e mbarë Shqipërinë.