ISG, Kosova në pragun e përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur.
Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG), në një komunikatë nga takimi i sotëm në Vjenë,
"vëren se Kosova tani është në fazat përfundimtare të zbatimit të Propozimit gjithëpërfshirës
për Zgjidhjen e Statusit dhe si rrjedhojë do të fillojë përgatitjet për përfundimin
e organizuar të pavarësisë së mbikëqyrur dhe mbylljen e Zyrës Civile Ndërkombëtare
(ICO), e cila duhet të bëhet e mundur deri në fund të vitit 2012". Bëhet e ditur
se ISG-ja ka mbështetur një strategji me dy drejtime paralele për këtë. ISG për Kosovën,
i përbërë nga 25 vende që e kanë njohur pavarësinë, është formuar më 28 shkurt të
vitit 2008 dhe synon të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të Kosovës,
të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumë-etnicitetin, bazuar në Paketën Ahtisaari. Nga
ATSH-ja