2012-01-23 16:59:23

Presidenti Ibrahim Rugova përujtohet nga Kosova


Kosova përkujtoi të shtunën më 21 janar Presidentin historik, presidentin e parë, liderin arkitekt të pavarësisë, dr. Ibrahim Rugova, në gjashtëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Në Prishtinë u mbajt një Akademi Përkujtimore, nën patronazhin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila mbajti fjalën e rastit para shumë pjesëmarrësve, përfaqësuesëve më të lartë të institucioneve të vendit e të pranisë ndërkombëtare.
Gjithnjë të shtunën më 21 janar, Presidentja kosovare vizitoi familjen Rugova e bëri homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova.
Akademi përkujtimore u mbajtë edhe pranë Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti e themeluar nga dr. Rugova para mëse dy dekadash. Kjo parti e të tjera, delegacione dhe qytetarë, bënë gjithashtu homazhe.
I lindur, më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut, dr. Ibrahim Rugova që para më se dy dekadave përcaktonte hapur pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për shtet duke theksuar se "zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkombëtar si fazë kalimtare".
Më 21 janar 2006, u shua njeriu që bëri epokë, Presidenti historik Rugova - Presidenti i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke lënë me veprën e tij jetësore, gjithmonë ndezur dritën e të ardhmes për Kosovën shtet euroatlantik. Po mbi përkujtimin e Presidentit Rugova nga Prishtina na njofton Rabie Ibraj…….RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.