2012-01-21 14:28:58

Sudani kërcënon predikatorët e krishterë


Sipas gazetës ungjillore të Uashingtonit “The Christian Post”, regjimi i Sudanit ka filluar një fushatë kundër rregulltarëve të krishterë, të cilët akuzohen për prozelitizëm. Ministri i Fesë i Khartoumit, gjatë ditëve të kaluara, kërcënoi se do të arrestojë të gjitha ata predikatarë të krishterë, që do të kapen duke kryer vepra ungjillëzimi, siç thuhet në deklaratë.
Ndërkaq, të dielën e kaluar, njerëz të armatosur rrëmbyen dy meshtarë katolikë sudanezë. Rrëmbyesit patën premtuar t’i lirojnë pas dy ditësh, por priftërinjtë mbahen akoma peng. Ipeshkvi i Kurit denoncon regjimin, i cili nuk reagon aspak ndaj rrëmbimeve në zonë.







All the contents on this site are copyrighted ©.