2012-01-21 14:25:38

Papa në fjalimin drejtuar Gjykatës kishtare Rota Romana: nuk ka drejtësi pa të vërtetën.


“E drejta e vërtetë është e pandashme nga drejtësia”. Këtë nënvizoi me forcë Papa Benedikti XVI në audiencën e sotme në Vatikan me Gjykatën Kishtare ‘Rota Romana’, me rastin e përurimit të Vitit Gjyqësor. Në fjalimin e tij, Ati i Shenjtë Ratcinger u ndal tek “aspekti primar i mbarështimit gjyqësor”, do të thotë te “interpretimi i ligjit kanonik kishtar”, duke kujtuar se “primi i drejtë vlen edhe për ligjin kanonik kishtar, në kuptimin që ai nuk duhet të mbyllet në një sistem normash thjesht njerëzore, por duhet të lidhet edhe me urdhrin e drejtë të Kishës, ku është në fuqi një tjetër ligj më i lartë”. Papa përmendi edhe ndryshimet e kohëve të fundit lidhur me transferimin tek “Zyra pranë Gjyqit Apostolik të kompetencave të procedurës së dispensës së martesës ‘rato e non consumato’ dhe të çështjes së anulimit të Urdhrit të shenjtë”. E drejta kanonike kishtare – shpjegoi Papa – themelin dhe kuptimin e vetë e gjen në të vërtetën e fesë. Interpretimi “është ngushtë i lidhur me vet konceptin e ligjit të Kishës”. Nga këtu nevoja për t’iu shmangur rrezikut të identifikimit të së “drejtës kanonike me sistemin e ligjeve”, do të thotë që tekstet, Kodet bien kështu në të ashtuquajturin “legalizëm”. Ky reduktim mund të çon në “harresë”, në mos konsiderimin e së “drejtës natyror dhe të së drejtës hyjnore pozitive” ( do të thotë së bashku me parimet që varën drejtpërsëdrejti nga Krijimi e nga ajo që është themeluar nga Zoti përmes Dëftimit), si marrëdhënie “jetike e çdo të drejte në bashkim dhe e lidhur me misionin e Kishës”. Papa nënvizoi se “nuk mund të ketë drejtësi pa të vërtetën”. Ekziston udha – ripohoi Papa – në të cilën kuptimi i përshtatshëm i ligjit kanonik hap rrugën e punës interpretuese që vihen në kërkimin e vërtetë të së drejtës dhe të drejtësisë në Kishë. E drejta e vërtetë është e pandashme nga drejtësia. Ky parim vlen natyrisht edhe për ligjin kanonik.







All the contents on this site are copyrighted ©.