2012-01-21 14:28:45

Kryeipeshkvi Hon: “Kina të lirojë meshtarët dhe ipeshkvijtë”


Sekretari i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kryeipeshkvi Hon, duke komentuar fushatën e agjensisë kishtare “AziaNjuz” për lirimin e tre ipeshkvijve dhe të gjashtë meshtarëve katolikë, pohoi: “Kina duhet të lirojë rregulltarët e arrestuar, e kjo do të ndikojë për mirë edhe në figurën e saj në botë”. Pavarësisht se ia ka hapur dyert ekonomisë së tregut, Kina mbetet ideologjikisht komuniste, prandaj feja konsiderohet akoma “opium për popujt”. Vërtet, ipeshkvijtë e meshtarët janë arrestuar nga policia e mbahen në burg pa proces.







All the contents on this site are copyrighted ©.