2012-01-20 18:05:24

Themelohet, në Vatikan, një Fondacion i ri për dialogun ndërmjet shkencës e fesë.


Një mjet i ri, për promovimin e dialogut ndërmjet shkencës, teologjisë e filozofisë: këtë propozon Fondacioni i ri “Shkenca e Feja - Stock”, themeluar nga Benedikti XVI me kërkesën e kardinalit Xhanfranko Ravazi, kryetar i Këshillit Papnor të Kulturës. Fondacioni, me seli në Vatikan, ka për qëllim të sigurojë vazhdimësinë e nismave, ndërmarrë prej kohe në Vatikan, të quajtura ‘Projekti-Stock” si dhe për të hapur rrugë të reja e për të krijuar projekte të reja dialogu ndërmjet botës së shkencave natyrore dhe botës së filozofisë e të teologjisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.