Shpirtërisht pranë të krishterëve të persekutuar nëpër botë.
Në Veri të Sudanit u rrëmbyen dy meshtarë katolikë. Njëri është famullitari
i kishës kushtuar Shën Jozefina Bakhitës, tjetri, ndihmësi i tij. Lajmin e dha ipeshkvi-ndihmës
i Khartumit, imzot Daniel Aduork, në një situatë shqetësuese, në të cilën rrëmbimet
po kthehen në shprehje e rebelimit të përgjithshëm. Ende asnjë lajm për fatin e dy
meshtarëve.
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, u takua dje,
në Londër, me përfaqësuesit e Kishave të krishtera të Britanisë së Madhe. U fol kryesisht
për atë, që na intereson të gjithëve: për kushtet në të cilat jetojnë të krishterët
në Tokën e Shenjtë dhe vijimin e procesit të paqes në këto vise, të dashura
për mbarë botën. Pranvera arabe është një rast, i cili duhet shfrytëzuar, për realizimin
e ëndrrës më të dashur të njerëzve, që jetojnë në tokën ku lindi Krishti e krishterimi,
u theksua në takim.
“Solidaritet me nigerianët, viktima të sulmeve anti-kristiane,
thirrje për dialog, alarm për rrezikun e sulmeve të reja të fanatikëve të Grupit Boko
Haram”: këto janë sfidat kryesore, në letrën baritore të imzot Majkëll Kartategui,
kryeipeshkëv i Niamiy, në Niger. Letra është fryt i vizitës së prelatit në viset,
ku persekutimi i të krishterëve është shndërruar në një Kalvar të vërtetë.
Në
Pakistan vijojnë protestat e bashkësisë së krishterë kundër rrënimit të “Gosha-e-Aman”,
institut i Karitasit e vend i paqes, nga ana a qeverisë provinciale të Penxhabit.
Ishte qendër, ku gjenin ngushëlloim jo vetëm të krishterët, por edhe myslimanët. 10
janari, kur u mor ky vendin, u shpall ‘e marta e zezë”. Ndërsa rrënimi ngjalli protesta
të fuqishme që, sipas njoftimit, nuk do të pushojnë, derisa të merret një vendin i
arsyeshëm për të ardhmen e strukturës.