2012-01-18 17:58:05

Filloi Java e Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve


Filloi sot Java e Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve, me temë: “Të gjithë do të shndërrohemi nga fitorja e Jezu Krishtit, Zoti tonë” (1Kor 15,51-58). Kremtimi i përvitshëm i kësaj Jave, na kujton detyrën urgjente të rivendosjes së unitetit ndërmjet gjithë ndjekësve të Krishtit dhe propozon, në liturgjitë e përditshme, lutje pendimi, uratë për t’i lypur Zotit dhuratën e bashkimit, lavde e falënderim, drejtuar Hyjit, për cakun ku ka arritur sot ekumenizmi, e sidomos, për ardhmërinë e tij, bashkmin e plotë e të dukshëm.RealAudioMP3
Një nga qendrat e kremtimeve ekumenike në Romë, sipas traditës, është Bazilika romake e Shën Marisë në Rrugën Lata, seli e Qendrës Eukaristike Ekumenike të Motrave Bija të Kishës. Këtu do të kremtohen çdo ditë liturgji të riteve të ndryshme katolike lindore, me pjesëmarrjen e Kolegjeve Papnore të Romës.
Takimi i fundit, të mërkurën, më 25 janar, në orën 17.30, në solemnitetin e Kthimit të Shën Palit. Benedikti XVI do të përfundojë Javën e Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve, duke kryesuar Lutjet Mbrëmësore në Bazilikën romake të Apostullit të Popujve jashtë Mureve.
Kujtojmë, në përfguhndim, ftesën e Papës, në lutjen e Engjëllit të Tënzot të së dielës së kaluar:papa iu drejtua të gjithë besimtarëve “I ftoj të gjithë, besimtarë e bashkësi, të mblidhen shpirtërisht e, ku është e mundur, edhe praktikisht, për t’i lypur Zotit dhuratën e bashkimit të plotë ndërmjet dishepujve të Krishtit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.