2012-01-16 18:08:12

Pakistan: dialogu ndërmjet të krishterëve e myslimanëve, për të siguruar paqen.


“Të punohet për një kulturë, që përqendrohet mbi dialogun, tolerancën, paqen e harmoninë, duke thelluar marrëdhëniet ndërmjet të krishterëve e myslimanëve”. Për këtë u fol këto ditë, në një kuvëndim, mbajtur në sallën e konferencave të katedrales së Faisalabadit, në Pakistan. Pjesëmarrës: meshtarë, ipeshkvij, prijës fetarë myslimanë, studiues, edukatorë, shkrimtarë e përfaqësues të shoqatave të ndryshme civile. Diskutimi u frymëzua kryesisht nga Mesazhi i Benediktit XVI për Ditën Botërore të Paqes, me temë “Të edukohen të rinjtë me frymën e drejtësisë e të paqes”.








All the contents on this site are copyrighted ©.