2012-01-16 18:07:53

Në Manila, fillon udhëtimi-studim i Dosjes Statistikore për Emigracionin i Karitas-Migrantes


Në skenarët e ardhshëm të qarkullimit të njerëzve në botë, Filipinet dhe vendet e tjera aziatike do të vazhdojnë të jenë zona, nga ku njerëzit largohen për në Perëndim, por edhe në drejtim të Kinës, e cila gjithnjë e më tepër, do të bëhet vend emigracioni. Këto janë tematikat e udhëtimit të katërt ndërkontinental të Dosjes Statistikore për Emigracionin, një takim pesëditor studimi, që u hap sot në Manila të Filipineve. Në qendër të diskutimeve, tema “Azia-Italia: skenarë emigracioni”, ndonëse gjendja e përshkruar shkon përtej kufijve të këtyre rajoneve. Kujtojmë se Dosja hartohet çdo vit nga Karitasi italian, në bashkëpunim me Fondacionin “Migrantes” të Konferencës Ipeshkvnore Italiane dhe që prej katër vjetësh, paraqitet edhe gjatë udhëtimeve të studimit në kontinente të tjera.RealAudioMP3
Azia tërheq vëmendjen për shumë arsye. Së pari, dy vende të saj, Kina dhe India, po ndikojnë jo pak mbi ekonominë botërore; së dyti, kjo nuk duket të ketë efekte në vendet e tjera aziatike, nga të cilat njerëzit vazhdojnë të emigrojnë e; së fundi, sytë e botës janë drejtuar sidomos në Pakistan e në Indi për shkak të persekutimit e të keqtrajtimit të të krishterëve. Drejtori i Qendrës së Emigracionit të Skalabrinianëve në Manila, atë Graciano Batistela, sqaroi sot se emigrantët e brendshëm të Azisë kanë arritur shifrën 4 milion. Janë thjesht “krahë pune”, pra, trajtohen keq e nuk kanë shumë të drejta shoqërore. Shpesh shfrytëzohen nga njerëz të paskrupullt, sidomos gratë, të cilat gjejnë punë si pastruese nëpër shtëpitë e të pasurve, kryesisht në vendet e Gjirit Persik, ku për shembull, për filipinaset e krishtera jeta është krejtësisht e ndryshme nga e tyrja. Gjithsesi, saktëson atë Batistela në mikrofonin tonë, diskriminimet nuk lindin nga përkatësia fetare:
Në përgjithësi, lajmet që kemi për keqtrajtime nuk kanë të bëjnë me arsye fetare, por janë pasojë e mendësisë së botës arabe ndaj punës si shërbëtore. Ata e konsiderojnë shërbëtoren si pronë të tyren e prej këndej rrjedhin abuzimet.
Në konferencën, që u hap sot në Manila, flitet edhe për paratë, që emigrantët dërgojnë në shtëpi. Sa ndihmohen familjet filipinase nga këto shuma?
Paratë që dërgohen në Filipine arrijnë një shifër mjaft të lartë, që rritet vazhdimisht: në vitin 2010 kapërceu 18 miliard dollarët. Është 8,5-10% e Prodhimit të Brendshëm Brut, që shkon kryesisht, në ndihmë të familjeve në periudha krize ekonomike, për nevojat e përditshme, për sistemimin e banesave, për të paguar borxhet, për të paguar shkollën e fëmijëve etj. Filipinet janë vendi i katërt në botë përsa i përket parave, që emigrantët dërgojnë në shtëpitë e tyre, pas Indisë, Kinës e Meksikës.
“Emigrantët janë njerëz e jo numra”: siç e dëgjuam, kështu foli Papa Benedikti XVI gjatë Lutjes së djeshme të Engjëllit të Tënzot. Koment i drejtorit të përgjithshëm të Fondacionit “Migrantes”, imzot Xhankarlo Perego:
Papa, duke vënë në dukje fytyrat e emigracionit e jo vetëm numrat, rivendosi në qendër të vëmendjes personat, dinjitetin e emigrantëve. Edhe në politikat përkatëse duhet pasur parasysh se kemi përpara fytyrën e një vëllai, të një njeriu. Papa na fton të ndërtojmë një shtëpi të përbashkët me emigrantët, duke nënvizuar se kështu lind paqja, duke kapërcyer kundërshtitë e
. Emigrantët, siç nënvizoi Benedikti XVI, janë edhe protagonistë të ungjillëzimit të ri.







All the contents on this site are copyrighted ©.