2012-01-16 20:41:46

Gjergj Kastriotit Skënderbeu në përvjetorin e vdekjes


Sot më 17 janar bie përvjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Atletit të Krishtit e të krishterit të flaktë, sikur e quajtën Papët e Romës.
Gjergj Kastrioti ka hyrë në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborët e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet e kohës së vet, si një burrë i madh shteti, që udhëhoqi luftën për pavarësi të kombit vet shqiptar kundër pushtuesit osman, i cili punoi edhe për bashkimin politiko-shtetëror të popullit shqiptar .
E pikërisht me Kuvendin e Lezhës më Gjergj Kastrioti Skënderbeu vuri themelet e një shteti arbër të organizuar – as para tij as pas tij princat shqiptarë nuk mundën të gjenin rrugën e bashkimit. Për 25 vjet me radhë Skënderbeu mbrojti lirinë e popullit dhe të vendit të vet dhe lufta e tij pengoi përhapjen osmane drejt Evropës, për çka fitoi mirënjohjen e Shteteve Evropiane dhe të Papatit të Romës që kur ka qenë gjallë dhe shumë më tepër pas vdekjes.
Në qiellin shqiptar emri i Skënderbeut ka qenë një yll polar për gjithë brezat pasardhës, burim frymëzimi për rilindasit, shembull i ndritur për t’u pasur në betejat e ndryshimeve për t’i kthyer popullit lirinë, dinjitetin, bashkimin e hapur, rrugën e përparimit. Në figurën e pavdekshme të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, populli shqiptar kurdoherë ka shembullin dhe simbolin e bashkimit, të vëllazërimit, të lirisë, të atdhedashurisë, të harmonisë e të demokracisë.
Lidhur me figurën madhore të heroik kombëtar shqiptar Gjergj Kastriotit Skënderbeut e 543 vjetorin e vdekjes së tij, po përkujtojmë fjalët kuptimore të Papës Gjon Palit II shqiptuar në aeroportin e Tiranës më 25 prill 1993 gjatë vizitës së tij papnore historike në Shqipëri:
Është detyrë të kujtojmë në këtë rrethanë heroin kombëtar e të krishterin e flaktë, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, “mbrojtësin e Jezu Krishtit”, i cili këtë vit (1993) kishte 525 vjetorin e vdekjes. Si në kohët e tij shumë të vështira, Kisha edhe sot nuk do të mungojë të ofrojë kontributin e vet të mundshëm për zhvillimin e plotë material e shpirtëror të popullit shqiptar”.
Ndërsa në fjalimin e tij në Sheshin Skënderbe në Tiranë Ati i Shenjtë Karol Vojtila duke u fol shqiptarëve mes tjerash theksoi: “Sa herë në të kaluarën ju është dashur të mbroni me forcë identitetin tuaj. Me një angazhim të tillë, sikur edhe vetë ky shesh na e kujton, u shqua figura e lartë e të krishterit Gjergj Kastrioti Skënderbeut, i respektuar nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e popullit shqiptar”. Gjon Pali II 25 prill 1993 Tiranë.
E sot mbi domethënien e këtij përvjetori dhe trashëgimin që Gjergj Kastrioti Skënderbu u ka lënë pas shqiptarëve, të dëgjojmë presidentin e konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë e kryeipeshkvin e Tiranë-Durrësit, imzot Rrok Mirditën….RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.