2012-01-14 14:11:46

Në audiencën e Benediktit XVI me kryeministrin italian Monti ripohohet impenjimi për një bashkëpunim konkret.


Sot paradite Ati i Shenjtë Benedikti XVI priti në Vatikan Presidentin e Këshillit të Ministrave të Republikës Italiane, Senatorin Profesor Mario Monti.
Pas Audiencës papnore, senatori Mario Monti, që shoqërohej nga Ambasadori Giuliomaria Terezi Sant’Agata, Ministër i Jashtëm, nga profesor Enzp Moavero Milanesi, Ministër për Çështjet Evropiane, e nga Presidenti Antonio Catricalà. Zëvendës-Sekretar i Shtetit pranë Presidencës së Këshillit të Ministrave, ka takuar hirësinë e tij Kardinalin Tarçizio Bertone, Sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së Tij, shoqëruar nga imzot Ettore Balestrero, Zëvendës-Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.
Gjatë bisedimeve të përzemërta janë trajtuar tema që kanë të bëjnë me situatën shoqërore italiane e ato që lidhen me angazhimin e Qeverisë, si dhe rreth kontributit të Kishës katolike në jetën e Vendit. Po kështu, janë është shqyrtuar situata ndërkombëtare, nga Evropa tek gjendja në zonën mesdhetare e jugore. Së fundi, është trajtuar mbrojtja e pakicave fetare, sidomos të pakicave të krishtera, në disa zona të botës.
Të dy Palët kanë pohuar vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit në mënyrë pozitive e ndërtuese në nivelin bilateral e në kontekstin e bashkësisë ndërkombëtare.







All the contents on this site are copyrighted ©.