2012-01-14 13:56:46

Liturgjia e Fjalës e dielës së II gjatë vitit kishtar ‘B’


Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj here do të dëgjojmë e meditojë së bashku leximet biblike të dielës së 2-të gjatè vitit kishtar, ciklit të dytë sipas kalendarit liturgjik të kishës.
Fjala e Zotit në këtë të diele na flet për thirrjen e Zotit: thirrjen e Samuelit që do të bëhet një profet i madh, thirrjen e apostujve të parë nga ana e Jezusit, thirrjen e secilit prej nesh që të bëhemi sipas Shën Palit, imitues të Krishtit. Sot liturgjia na fton të jemi dëshmitarë: Zoti na thërret, siç ka bërë për apostujt, ta ndjekim dhe ta përhapim në botë praninë e Tij. Tetëditëshja e lutjes për bashkimin e të krishterëve na tregon një fakt konkret të dëshmisë: të fillojmë ti eliminojmë ndarjet dhe moskuptimet në mes apostujve të Krishtit, në mënyrë që të jemi shenjë e bashkimit ndërmjet Kishave për botën.
Leximi i Parë ( 1Sam 3,3b-10.19) Fol o Zot, se shërbëtori yt të dëgjon. Samueli i vogël nuk e njeh akoma Zotin. Falë mësuesit të tij, meshtarit Eli, do të jetë i udhëhequr për të dëgjuar zërin e Zotit.
Nga Psalmi 39. Ja, unë vi o Zot për të kryer vullnetin tënd.
Edhe ne i drejtojmë Zotit “Ja-në” tonë nëpërmes lutjes Psalmit ( në seksionin Himnet në Meshë, himni i një refreni ......të psalmit).
Leximi i Dytë ( 1Kor 6,13c-15a. 17-20) Gjymtyrët tuaja janë pjesë e Krishtit. Zoti na ka shpëtuar “me çmim të shtrenjtë”, nëpërmes vdekjes së tij në kryq. Shën Pali na fton të jetojmë në përputhje të qenurit tonë tempull i Shpirtit Shenjt.
Ungjilli (Gjn 1,35-42) E panë ku jetonte dhe qëndruan me të.
Takimi me Jezusin ndryshon jetën. Apostujt e parë e bëjnë këtë përvojë dhe nga ai moment për ta fillon një kohë e re, një mision i ri, një identitet i ri. Më tepër mbi liturgjinë e Fjalës të kësaj së diele, mund të dëgjoni këtu.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.